Sofia Vergara dhe skena e “nxehtë” me Sharon Stone

18/04/2014 00:00

Është një nga femrat më seksi në industrinë e filmave, por Sofia Vergara ka thënë se ishte shumë e frikësuar para xhirimit të një skene të “nxehtë” në filmin ‘Fading Gigolo’.

Skena konsistonte në një treshe me aktorët Sharon Stone dhe John Turturro.

“Në fillim isha shumë e emocionuar pasi kurrë nuk kam bërë diçka të tillë, as në kamera dhe as në jetën reale. Ishte e vështirë për mua”, tha aktorja nga Kolumbia.

Gjithsesi, Sofia tha se me ndihmën e aktores Sharon Stone, e cila është e mësuar me skena të tilla, arriti të përfundonte me sukses xhirimin e skenës.

“Ajo më tha që ta ndiqja pasi e kishte bërë shumë herë këtë gjë. Më tha që të qetësohesha dhe gjithçka do të shkonte mirë”, tregon Vergara.

Top Channel