Familja Nuhiallari është vetëm një ndër të shumtat që prillin e 15 viteve më parë priti dhe mbajti për muaj me radhë në shtëpi familjet kosovare gjatë eksodit.

Kryefamiljari Iljaz Nuhiallari rrëfeu për “Pasdite në Top Channel” sesi gjatë vitit 1999 mikpriti 47 anëtarë të familjeve Gashi dhe Berisha nga Suhareka e Kosovës, me të cilët edhe sot e kësaj dite kanë marrëdhënie shumë të mira.

Dy vite më parë, Erisjena Rruplli ishte vajza që druhej të ngrinte dorën në klasë për të thënë mësimin që e dinte me pikë e me presje. Ndërsa sot ajo organizon dhjetëra të rinj nga qyteti i vogël i Librazhdit për të ndërmarrë inisiativa për shkollën apo për qytetin. Pas një sërë tranjimesh për vetëvlerësimin, Erisjena arriti që vetëm pak muaj më parë të moderonte me sukses një nga seancat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duke ngritur zërin për të rinjtë.

Shumë prej jush duhet ta kenë dëgjuar dhe shijuar këngën “The Monster” të interpretuar nga Rihanna dhe Eminem. Por, pakkush mund ta dijë se kënga e cila ka miliona klikime në Youtube është krijim i shqiptaro-amerikanes Bleta Bebe Rexha. Vajza e dy shqiptarëve të Maqedonisë që emigruan dekada me parë në SHBA, po shkëlqen dita-ditës me krijimet e saj. Në një intervistë të ditëve të fundit, Bleta Rexha deklaroi se është shumë e lidhur me rrënjët dhe origjinën e saj dhe se është e lumtur që “The Monster” mban firmën e saj.

Dita që Haachi u takua me Owen ishte thjesht e pabesueshme. Ishte elektrizuese, spirituale. Ata e kuptuan menjëherë se do të punonin bashkë si një skuadër. Owen është një 7-vjeçar që vuan nga një sindromë e rrallë, e cila i lë muskujt e tij në një gjendje konstante tensioni, ndërsa Haachi një qen i braktisur që tashmë e ka gjetur familjen e tij. “Gjithçka ndryshoi në jetën time kur u bashkova me Haachin”, thotë Owen.

Të bësh të tjerët të qeshin dhe t’u falësh atyre dashuri është shpeshherë kura më e mirë për të ndihmuar një njeri të sëmurë. Pas 57 ditësh qëndrimi në spital, 15-vjeçarja India Brainard, e cila vuan nga paraliza cerebrale, pati një vizitë surprizë nga i dashuri i saj. Lumturia shumë e dukshme e adoleshentes u filmua nga i ati i saj dhe u shpërnda më pas në rrjetet sociale, duke prekur miliona vetë në mbarë botën.  

Top Channel