Usain Bolt i mahnitur nga Gareth Bale

18/04/2014 00:00

Gareth Bale si Usain Bolt? Duke parë golin që uellsiani shënoi ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit, krahasimin mund ta kenë bërë shumë tifozë.

Një vrapim i jashtëzakonshëm që u finalizua me gol dhe që i ka bërë përshtypje edhe rekordmenit xhamajkan të 100 dhe 200 metrave, Usain Boltit.

“Ishte një gol fantastik, tregoi se është shumë i shpejtë duke lënë mbrapa mbrojtësin dhe tregoi se është gjakftohtë para portierit”, tha Bolt për gazetën ‘Marca’.

“Duket se e shkuara e tij si atlet e ndihmon në lojë. Ai ishte një gol që do të donte ta shënonte çdo sprintier. Bale është futbollisti më i shpejtë në botë”, shtoi atleti xhamajkan.

Top Channel