Obama nënshkruan ligjin mbi ambasadorët e OKB

18/04/2014 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama ka nënshkruar një ligj që do të ndalojë hyrjen në SHBA për çdo ambasador të OKB-së, i cili më parë ka qenë i angazhuar në “veprimtari terroriste”.

Ligji erdhi në një moment kur ambasadori i emëruar nga Irani në OKB kishte pasur lidhje me studentët, të cilët në vitin 1979 u futën me dhunë në Ambasadën amerikane në Teheran dhe morën peng disa persona.  Tashmë Hamid Aboutalebi-t i është anuluar zyrtarisht viza për në SHBA.

Irani ka parashtruar një kërkesë formale mbi refuzimin në OKB. Aboutalebi ka deklaruar se ai ka vepruar vetëm si përkthyes në disa raste për pengmarrësi, kjo është konfirmuar edhe nga aktivistët.

Aboutalebi, një këshilltar i lartë i Presidentit Hassan Rouhani më parë ka qenë ambasador në Itali, Belgjikë dhe Itali.

Pas nënshkrimit Obama është shprehur: “Unë ndaj shqetësimin e Kongresit që individët të cilët kanë qenë të angazhuar në veprimtari të tilla janë të refuzuar nga SHBA-të”.

Por Obama shtoi se ligji mund të kufizojë në mënyrë efektive pushtetin e tij në bazë të kushtetutës së SHBA-së mbi emërimet e ambasadorëve dhe kështu ai tha se do ta trajtojë ligjin si ‘këshillues’.

Sipas një marrëveshje të vitit 1947, SHBA-ja duhet të pajis me viza personat e ftuar nga OKB-ja në New York.

I dërguari i Iranit në OKB, Hossein Dehghani ka thënë se SHBA-ja ka shkelur detyrimet e saj ligjore sipas të drejtës ndërkombëtare.

Top Channel