Një polic ka mbetur i vdekur gjatë ditës së premte në Kajro si pasojë e një sulmi me bombë.
Autorët e sulmit kanë lëshuar një bombë nga një urë, poshtë së cilës ndodhej pika e kontrollit të policisë. Nga sulmi mbeti i plagosur edhe një civil.
Militantët kanë rritur ndjeshëm sulmet ndaj forcave të sigurisë që nga rënia e Presidentit Mohamed Morsi.
Sulmi u krye një ditë pasi një grup, pak i njohur, xhihadist, Ajnad Misr ka kërcënuar për sulme të reja ndaj forcave të sigurisë, në shenjë hakmarrje për goditjen e përkrahësve të Morsit, ku sipas Amnesty International janë vrarë të paktën 1400 persona.
Sulmet më vdekjeprurëse janë kryer në Sinai, të marra përsipër nga grupi xhihadist ‘Ansar Beit el- Makdis i lidhur me Al Kaedën. Sipas zyrtarëve mbi 500 persona, shumica policë, kanë mbetur të vdekur nga sulmet e militantëve që nga muaji Korrik i vitit të kaluar.
Top Channel