Tërmeti 7-ballësh trondit Meksikën

19/04/2014 00:00

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Meksiko Sitin, duke lëkundur ndërtesat, duke zgjatur të paktën 30 sekonda dhe duke shkaktuar panik në mbarë qytetin.

Tërmeti me fuqi 7.2 ballë u regjistrua në një thellësi prej 24 kilometrash, raportoi Instituti Gjeologjik amerikan. Ndërsa epiqendra e tij u verifikua në shtetin perëndimor të Gerreros, në afërsi të resortit detar të Akapulkos.

Deri tani nuk ka pasur raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale, por banorët e trembur braktisën shtëpitë e tyre menjëherë sapo lëkundja filloi.

Ajo u ndje në disa zona jugore dhe perëndimore të Meksikës. Disa mure u shembën, xhamat e dritareve u thyen ndërsa pemët u rrëzuan në shtetin e Gerreros. Ndërsa në Akapulko, shumë turistë që po shijonin Pashkët u përfshinë nga paniku.

Meksika shtrihet mbi tre pllaka kontinentale dhe goditet shpesh herë nga tërmetet. Në vitin 1985 të paktën 10 mijë persona humbën jetën në Meksiko Siti si pasojë e një tërmeti 8.1 ballë.

Lëkundja e fundit ishte më e fuqishme se ato të tjera të verifikuar së fundmi, duke bërë që banorët e kryeqytetit të dilnin në rrugë dhe të ngurronin të ktheheshin nëpër shtëpi kur lëkundja kishte përfunduar aktivitetin.

Ndërkohë, në qytetin e Pueblas, në rrethinat e kryeqytetit meksikan, një spital u evakuua pjesërisht nga frika e shembjes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel