Regjisori i “X Men” akuzohet për pedofili

19/04/2014 00:00

Një rrufe në qiell të pastër ka rënë mbi regjisorin e filmave “X Men” dhe “Superman Returns”, Bryan Singer, i cili është akuzuar për pedofili.

Akuza është ngritur nga një djalë i ri, sot 30 vjeç, i cili pretendon se Singer ka abuzuar me të nga fundi i viteve ’90, kur ishte 15 vjeç.

Sipas paditësit, abuzimet janë kryer në një lokalitet kalifornian, ku djem e vajza minorenë në kërkim të famës dëndeshin me drogë e alkool.

30-vjeçari deklaron gjithashtu se është mashtruar nga Singer me një premtim për një rol në filmat e tij dhe ka pasur me të shumë takime seksuale.

Ndërkohë, zyra e shtypit e regjisorit ka reaguar përmes një deklarate për shtyp ku thuhet: “Akuzat ndaj Bryan Singer janë të pabaza. Jemi të sigurt se ai do të dalë i pafajshëm nga to”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel