“Shkrimtarja e Krimit” bëhet Damë

19/04/2014 00:00

Ajo njihet nga të gjithë si “Shkrimtarja e Krimit”, por që tani e tutje duhet t’i drejtohemi me titullin “damë”.

Aktorja Angela Lansbury, e bërë e famshme nga alter-egoja e saj televizive Jessica Fletcher, është dekoruar nga mbretëresha Elizabeth me titullin në fjalë.

Gjatë një ceremonie të mbajtur pak ditë më parë në kështjellën e Uinsdorve, monarkja vlerësoi në këtë mënyrë karierën e gjatë të artistes 88-vjeçare, lindur në Angli por me pasaportë amerikane.

“Jam shumë krenare për këtë nderim. Takimi me sovranen në këto rrethana ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha Lansbury.

Në karierën e saj të gjatë kinematografike, televizive dhe teatrale Lansbury ka debutuar në të gjitha gjinitë: musical, ëestern, dramë dhe madje në filma për fëmijë.

Por fama e madhe botërore erdhi në vitin 1984 me serialin televiziv “Murder She Wrote”, ku interpreton Jessica Fletcher, një shkrimtare romanesh policeskë, me një talent të jashtëzakonshëm për të zbardhur krimet.

Seriali në fjalë i është nënshtruar një riprodhimi, në të cilin personazhi kryesor interpretohet nga një aktore me ngjyrë, që nuk është shkrimtare por një mjeke.

Vetë Lansbury nuk e ka mirëpritur këtë remake, jo për shkak të ngjyrës së aktores së re, por për shkak të ndryshimit të personazhit të saj. “Kanë të gjitha të drejtat ligjore që ta ndryshojnë, por edhe unë kam të drejtë të shpreh keqardhjen”, ka thënë ajo.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel