Avokatët penalistë të Kosovës dhe të Shqipërisë kërkojnë që të bëhen ndryshime ligjore nga të dyja palët në mënyrë që ata të përfaqësojnë klientët e tyre në secilin prej dy vendeve.

Deri më tani janë shënuar vetëm dy raste përfaqësimi nga një avokat i Kosovës në Shqipëri për cështje penale në Lezhe dhe Shkodër, ndërkohë që një avokat nga Shqipëria ka përfaqësuar një të pandehur në Gjilan, por duke qenë se legjislacioni i ndalon, ata i kanë mbrojtur interesat e klientëve të tyre si avokat dytësorë.

“Është mëse e nevojshme që ministritë përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë për njohjen e përfaqësimit të avokatëve në mënyrë të ndërsjelltë”, tha Osman Havolli, kryetar i Avokatëve Penalistë të Kosovës.

Megjithatë në kulmin e diskutimeve për korrupsion në drejtësi,  kreu i  Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj u bëri apel kolegëve të tij.

“Fatkeqësisht realiteti është më i hidhur se kaq. Gabimet bëhen në cdo hap dhe etapë të procesit penal dhe profesionalizmi i njerëzve që implementohen në këto procedura, shpesh gjunjëzohet para padrejtësive që kthehen në drama njerëzore. Larg avokatisë seksere! Pro të drejtës dhe profesionalizmit në këtë detyrë fisnike dhe të vështirë!”, tha Saimir Vishaj, kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penalë të Shqipërisë.

Top Channel