Zv.kryeministri turk në Shqipëri

19/04/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama prit sot në takim Zëvendëskryeministrin e Turqisë, Emrullah Isler, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në takim u vlerësua si tepër i rëndësishëm dimensioni ekonomik i marrëdhënieve mes dy vendeve. Numri dy i qeverise turke theksoi se ekzistojnë potenciale të mëdha për të çuar më tej si marrëdhëniet tregtare, ashtu edhe investimet.

Ai e siguroi Kryeministrin Rama se qeveria turke do të mbështesë realizimin në Shqipëri të një seri projektesh infrastrukturore, në kuadër edhe të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Në takim me kryeparlamentin Meta, numri dy i qeverisë turke tha se vendi i tij i kushton vëmendje të veçantë forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë si në planin dypalësh ashtu edhe në planin ndërkombëtar.

Top Channel