“Hëna e përgjakur” në Torino
19/04/2014 00:00
Fatkeqësisht këto ditë qielli mbi ne ka qenë i mbushur nga retë dhe dikush ka humbur pamjet e mrekullueshme të ofruara nga Hëna e përgjaktë në këtë mes prilli.
Por, jo në Itali. Nga Torino nga mbërrijnë disa shkrepje mahnitëse të fotografit Valerio Minato i cili ka kapur lindjen e ‘Hënës së përgjakur’ në qytetin e tij.
“Për të realizuar këto studiova me përpikmëri lëvizjet e Hënës, nisur edhe nga fenomeni astronomik që na ka përfshirë në këto ditë të prillit”, deklaron fotografi italian, duke iu referuar këtu fenomenit të Tetradas, term i përdorur nga studiuesit e hapësirës kur brenda pak muajsh ndodhin disa eklipse të Tokës ndaj Hënës.
Top Channel