Siri, lirohen gazetarët francezë

19/04/2014 00:00

Presidenti francez, Francois Holland konfirmoi lirimin e katër gazetarëve franceze që mbaheshin peng në Siri prej qershorit të vitit 2013.

Eduard Elias, Didie Fransua, Nikolas Henin dhe Pierr Torres janë në gjendje të mirë. Ata folën nga qyteti turk Akcakale, në afërsi të kufirit me Sirinë.

“Ne falenderojmë autoritet turke sepse ata na ndihmuan. Është shumë bukur që po shohim qiellin, që jemi në gjendje të ecim dhe të flasim lirshëm”, thanë ata.

Raportohet se ata u gjetën me sy të fashuar dhe duar të lidhura nga patrulla e ushtarëve turq në provincën e Sanliurfas, pranë kufirit me Sirinë. Për pengmarrjen e tyre u akuzua grupi xhihadist “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit”.

Top Channel