Fatjoni: Loja me Xhulin më penalizoi

19/04/2014 00:00

Fatjoni ishte banori që la shtëpinë e Big Brother këtë javë, duke lënë ‘të vetme’ brenda katër mureve dhe të vëzhguar nga kamerat 24 orë në 24 partneren e tij, Matildën.

Ai është një ndër banorët më të përfolur të shtëpisë për shkak të lojës dhe strategjisë së zgjedhur, por edhe si bartës i sekretit të çiftit në javët e para të spektaklit dhe provokimet e Julit, që i hapën jo pak telashe në marrëdhënien e tij me Matildën, të paktën brenda shtëpisë së Big Brother.

Gjatë gjithë javës, debati është përqendruar tek ‘prekja e Fatjonit’ mbi gjurin e Xhulit në javën e parë të Big Brother, kur në krevatin ngjitur flinte bashkëshortja e tij.

Fajtoni hodhi poshtë këtë duke thënë: “S’është e vërtetë! Matilda ishte tek kati poshtë, e dyta Juliana ishte me një mision për të ndarë çiftet. Ajo është afruar tek krevati im. Ishte e shtrirë poshtë dhe unë i them ngjitu lart se do ftohesh. Ajo ngjitet, mua më zë gjumi dhe atë e zë gjumi, në një moment i afroj dorën, ishte thjesht provokim, asgjë tjetër. I afroj dorën për 2-3 sekonda tek pjesa e kofshës dhe isha zgjuar sepse ka qenë prova e fantazmës, nuk isha në gjumë”.

Ai i qëndroi deklaratave të dhëna gjatë spektaklit të së premtes kur tha: “Ishte një provokim për të provuar se cfarë vajze ishte Juliana. E pashë që më rrinte ngjitur 2 ditët e para dhe e bëra për të kuptuar ca qëllimi ka. Shumë e thjeshtë.

Pyetjes nëse kishte patur një pëlqim apo ende ka një pëlqim nga ana e tij për Xhulin, Fatjoni iu përgjigj prerë: “Jo! Nuk është tipi im. S’e kam pëlqyer aspak”, ndërsa komentoi edhe afrimin e Xhulit me Arditin.

“S’më interesonte. E kisha shumë të qartë sepse e kam parë vetë më sytë e mi që janë puthur dhe mua nuk më erdhi aspak keq që u puthën. S’e di si është parë jashtë, por nuk më intereson, dhe as më ka interesuar në asnjë moment, asnjë ditë. Thjesht loja ime mori pak keq në fillim sepse nuk ishte bota ime, që u lidha shumë me të. Mendoj që mos ta kisha bërë mund të kisha vazhduar më tutje”, tha ai.

Fatjoni mohoi se ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë përdorur strategji brenda në shtëpi: “S’e kemi përdorur as për nominimet. Edhe në fillim nuk dinim cfarë të gënjenim sepse nuk kishim asnjë plan si t’ja bënim për t’u dukur që s’ishim cift. Kështu që s’ka patur asnjë strategji. E morëm sic erdhi. Erdhi kështu dhe e pranojmë”.

Por pse ai është jashtë dhe Matilda jo? Cfarë nuk shkoi?

“S’e di! Ndoshta jam parë nga jashtë si karakter më i dobët. Ndoshta kam dalë keq jashtë. Unë nuk jam i dobët në karakter, por thjesht ashtu mund të jetë dukur. Ishte pak e vështirë që të luanim dy, duhej menduar dy herë kur të thoje dicka dhe kjo nuk e lehtësonte lojën”, tha ai.

Fatjoni pranoi se në ditët e para ishte xheloz kur Juliana i afrohej Enkelejdit.

“Është e vërtetë që kam qenë xheloz në ditët e para, por kur pashë që Enkelejdi ishte, e cilësova as mish dhe as peshk, u qetësova”, tha ai.

Cifti ka folur brenda shtëpisë së Big Brother për një kredi të madhe të marrë në Itali për blerjen e një banese dhe për këtë është folur edhe në mediat. Fatjoni dha vetë më shumë detaje.

“Është e vërtetë që kemi marrë një kredi dhe nëse do ta fitonim këtë cmim, do na ndihmonte goxha. Janë gjithsej 200 mijë euro së bashku me interesat për të paguajtur, kemi paguajtur 1 vite gjysmë, kemi edhe 23 e gjysmë të tjera”, tha ai.

Cfarë e bashkon më shumë ciftin? Fatjoni tha se ndjehen mirë së bashku, dhe vec dashurisë i bashkojnë edhe hallet.

Top Channel