Lideri i LDK-së Isa Mustafa paralajmëron që java e ardhëshme do të jetë vendimtare për shpërbërje të Kuvendit të Kosovës.

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit sa i përket formimit të Tribunalit, por edhe për vazhdimin e mandatit të misionit Eulex, kreu i partisë më të madhe opozitare tha se tashmë gjenden para një akti të kryer, dhe LDK do të japë votën e saj.  

Këto komente Mustafa i bëri gjatë një debati me studentët në një universitet privat në Prishtinë, ku shpalosi platformën qeverisëse të partisë. Teksa shpalosi programin qeverisës Mustafa tha se ngecjet më të mëdha të qeverisë Kosovës janë shënuar në fushën ekonomike dhe zhvillimore.

Ai theksoi se gjatë katër viteve të fundit ka rënë produkti i brendshem bruto, ndërkohë tre hërë më shumë ka rënë numri i të punësuarve.

Sipas tij gjatë kësaj periudhe kohore punësimi në insitucionet publike është disafishuar dhe kjo është bërë në baza politike. Nën udhëqjen e tij, ai thotë se do të ulë numrin e kabinetit vecmas në atë të zëvendës.minsitrave dhe shumë agjencive që funksionojnë në kuadër të qeverisë.

Mustafa tha se synon ndyshimin e politikave fiskale, uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar sidomos në produket bazë. Ndërkohë theksoi se Kosova nuk është qender e azil-kërkuesve për qytetarët e saj që t’ju ndihmohet si kategori sociale por, duhet që qytetarët të trajtohen me dinjitet. Programi i tij përcakton si prioritet arsimin dhe shëndetësine. Ndërkohë LDK sipas tij pritet të rris numrin e grave në këtë parti mbi kuotën prej 30%.

Top Channel