Policia e Durrësit sekuestroi 40 kilogram lëndë narkotike të llojit kanabis sativa gjatë kontrollit të një automjeti.

Droga u gjet në mjetin tip Fiat me targa AA 100 FT që drejtohej nga shtetasi Fisnik Hoxha. Uniformat blu prangosën drejtuesin e mjetit dhe sekuestruan lëndën narkotike.

Ndërkohë, në Sarandë policia njoftoi sekuestrimin e 40 kilogramëve të tjera droge, po e llojit hashash që kishte si destinacion Korfuzin.

Sipas njoftimeve paraprake, droga ishte e paketuar dhe e vendosur në një varkë dhe kishte si destinacion ishullin e Korfuzit. Dy persona përfunduan në pranga, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Top Channel