Japonia, bazë të re ushtarake në Senkaku

20/04/2014 00:00

Japonia ka nisur punën për ndërtimin e një stacioni ushtarak për vëzhgimin pranë një varg ishujsh, që janë në qendër të mosmarrëveshjeve territoriale me Kinën.

Korrespondentët thonë se lëvizja do të irritojë Pekinin, pasi ajo mund të lejojë Japoninë të zgjerojë survejimin pranë kufijve kontinentalë kinezë.

Baza e re në ishullin Yonaguni gjendet rreth 150 km nga grupi i ishujve japonezë Senkaku, të cilët pretendohen edhe nga Kina, e cila i identifikon ato si ishujt Diaoyu.

Një personel prej rreth 150 vetësh do të dërgohen në Yonaguni brenda 2 vitesh.

Gjatë ceremonisë për të shënuar fillimin e projektit, ministri japonez i Mbrojtjes, Itsunori Onodera, sugjeroi se prezenca e ushtrisë së vendit të tij duhet të zgjerohet edhe në ishuj të tjerë në rajon.

“Ky është dislokimi i parë, që kur Shtetet e Bashkuara na kthyen Okinaëa-n në vitin 1972, teksa thirrjet ndaj nesh për të ruajtur më mirë territorin tonë janë të rritje”, tha Onodera për reporterët. “Dua të krijoj një operacion pikërisht të aftë të mbrojë ishujt, që janë pjesë e territorit Japonez”.

Tensionet mes Japonisë dhe Kinës u shtuan së tepërmi vitin e kaluar, pasi Pekini vendosi një Zonë të re Identifikimi të Mbrojtjes Ajrore, mbi disa ishuj të diskutueshëm në Detin e Kinës Lindore, që përfshijnë edhe Senkakus.

Lëvizja në fjalë është dënuar gjithashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, në rajonin më lindor të botës janë disa shtete që pretendojnë e rivalizojnë me njëri-tjetrin për sovranitetin mbi ishuj të ndryshëm, apo shkëmbinj në cekëtirë apo nënujorë, sidomos në Detin e Kinës Jugore.

Top Channel