F1, Hamilton: Fitorja, meritë e skuadrës

20/04/2014 00:00

Lewis Hamilton falenderoi të gjithë pjesëtarët e ekipit Mercedes për punën që kanë bërë për t’i dhënë atij makinën më të shpejtë të katër garave të para të sezonit të ri të Formulës 1.

“Jemi shumë mirë, por skuadra kërkon të përmirësojë më tej makinën dhe motorin pasi kundërshtarët nuk flenë gjumë. Duhet të vazhdojmë të punojmë fort”, tha britaniku, i cili ka fituar 3 nga 4 garat e para të këtij kampionati.

Hamilton tashmë e sheh veten 4 pikë larg kryesuesit të renditjes së pilotëve, shokut të tij të skuadrës Nico Rosberg.

“Rezultatet që po arrijmë ne të dy janë fryt i punës së madhe të ekipit. Pas ndalimit të dytë në bokse bëra një garë të vetmuar dhe të qetë”, shtoi Hamilton.

Top Channel