Minogue: Nuk kam kohë për dashurinë

20/04/2014 00:00

Kylie Minogue është shprehur se është një femër romantike, por për momentin është shumë e zënë dhe nuk ka aspak kohë për dashurinë.

Këngëtarja 45-vjeçare është ndarë kohët e fundit nga modeli spanjoll Andres Velencoso pas një lidhjeje 5-vjeçare, por ka pranuar se nuk i ka shkëputur tërësisht lidhjet me të.

“Tani jam beqare. Më ka kaluar trishtimi dhe nuk qaj më. Ishte një ndarje e butë mes nesh dhe mbajmë ende kontaktet”, tha Minogue për ‘Sunday Style’.

Minogue aktualisht është e zënë me ‘The Voice of Australia’ dhe gjithashtu po përgatitet për një tur botëror me koncerte që do të nisë në muajin shtator.

“Nuk besoj se do të takoj ndonjë person të veçantë për momentin pasi jam shumë e zënë. Puna më ndihmon të heq mendjen dhe të mos ndihem e trishtuar”, tha Kylie Minogue.

Top Channel