Festa e Pashkëve mblodhi në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë besimtarët e krishterë në meshën qendrore të ringjalljes së Krishtit.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ftoi besimtarët që t’i përngjajnë në tërësi Krishtit duke konsideruar kështu dashurinë e madhe të Jezu Krishtit që kishte pasur për njerëzit: “Ti përngjani atij në përpikëri duke u bërë zemërbutë, t’i përngjani atij pa u luhatur dhe pa u lodhur që mos të shqetësohet zemra e juaj, t’i përngjani atij në urat duke i dhënë lavdi gjithmonë atit tuaj. T’i përngjani atij në dashuri, duke qenë gjithmonë në shërbim të vëllezërve dhe motrave dhe duke e shpalosur dashurinë e juaj për të gjithë botën. T’i përngjani atij në besnikëri duke i mbetur besnik këtij premtimi që do të jepni në pagëzim.”

Ipeshkvi i Kosovës kujtoi se lutet për njerëzit në Kosovë që paqja e brendshme e Krishtit të prekë zemrat e tyre.

Me rastin e festës së Pashkëve, në një ceremoni të zhvilluar në katedralen “Nënë Tereza”, 20 qytetarë të Kosovës u konvertuan në fenë katolike.

Top Channel