Pashkët, Rama mes besimtarëve në Korçë

20/04/2014 00:00

Mes besimtarëve të cilët përcollën urimet e tyre në selinë e Mitropolisë së Korçës ishte edhe kryeminstri Edi Rama.

Pasi ka kremtuar ringjalljen e Krishtit mes besimtarëve orthodoksë, mesditën e së djelës, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Linda, kryeministri është pritur nga mitropoliti i Korçës, imzot Johani.

Në ceremoninë e pritjes së Mitropolisë nuk ka munguar as zv/kryeministri Niko Peleshi.

“Kemi vendosur që urimin për të gjithë shqiptarët, jo vetëm të krishterët, ta shpërndajmë nga Korça. Mesazhi i ringjalljes është aktual për Shqipërinë”, tha Peleshi.

Kremtimin e ringjalljes së Krishtit kreu i qeverisë e ka ndjekur nga katedralja “Ringjallja e Krishtit”, ku në mesnatë ka marrë pjesë në mbajtjen e meshës nga mitropoliti i Korçës mes qindra besimtarëve korçarë duke ecur krah tyre përgjatë bulevardit “Republika”.

Top Channel