Skënderbeu pranë titullit

20/04/2014 00:00

Skënderbeu mposhti minimalisht 1-0 Besën dhe i afrohet gjithnjë e më shumë titullit të katërt radhazi kampion, ndërkohë që skuadra kavajase vazhdon të humbasë terren në luftën për mbijetesë.

Autori i golit të fitores për ekipin e Mirel Josës ishte kroati Pero Pejic, i cili është njëkohësisht dhe golashënuesi më i mirë i sezonit.  

Partizani mposhti 1-0 Kukësin në ‘Qemal Stafa’ falë supergolit të Memellit dhe mban gjallë shpresat për vendin e dytë, pasi diferenca mes skuadrës kryeqytetase dhe ekipit të Starovës është vetëm 2 pikë.  
Laçi rigjeti fitoren pas katër javësh dhe këtë e mori ndaj Teutës, rivali i vet direkt në garën për një vend në Europa League.
Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për kurbinasit e shënoi Nimani në pjesën e parë.

Flamurtari mposhti 3-2 Lushnjën dhe regjistroi fitoren e 3 radhazi në Superligë. Golat për ekipin vlonjat u shënuan nga Abilaliaj, Shehaj dhe Lena, ndërsa për lushnjarët shënuan Gjoni dhe Mihanit.

Pas javës së 29 duket se gara për një vend në Europë do të jetë mes Kukësit, Partizani dhe Laçit, ndërsa pas Bylisit dhe Lushnjës, Besa dhe Kastrioti janë 2 skuadrat e tjera shumë pranë rënies në Kategorinë e Parë.

Top Channel