Pavarësisht problemeve të vazhdueshme ekonomike në vend , grekët kanë festuar Pashkët ortodokse, festën më të rëndësishme fetare të vitit, sipas traditës së tyre me qengjat e pjekur në hell,kukurecin dhe fishekzjarrët.

Sipas zakonit pas 40 ditëve të agjërimit, e diela e Pashkës përmban pjata dhe përgatitje të veçanta që nga çyreku i njohur, pastat greke me mjaltë dhe arra, qengji apo keci bashkë me kukurecin e famshëm, të pjekur në hell për orë të tëra.

“Bëjmë gjithçka që të mbajmë traditat, ato janë gjëja më e rëndësishme dhe i bëjmë ne mënyrë që fëmijët tanë t’i mësojnë”, tha Ioannis Stamatakis.

Dy vjet pas rrezikut të daljes jashtë Eurozonës. Greqia është kthyer në tregjet botërore, fakt që është parë si sukses i Athinës për zbatimin e reformave nga investitorët e huaj, por kostoja e madhe e masave të shpëtimit të imponuara nga kreditoret e huaj ka lënë shenjat e saj të dukshme, me mijëra dyqane të mbyllura dhe papunësi 26.7%.

Por kjo e diel feste është një mundësi kur pjesëtarët e një familje bashkohen dhe gëzojnë Ringjalljen e Krishtit, pavarësisht gjendjes së vështirë ekonomike, sipas risisë vendase që thotë se –varfëria kërkon që të kalosh mire.

Natyrisht, kriza ekonomike na ka prekur ashtu si gjithë të tjerët, por për shkak se sot është një ditë e veçantë, japim 5 euro për kilen e qengjit dhe do ta pjekim”, tha një tjetër besimtar.   

Tragjik ishte edhe sivjet bilanci i përdorimit të fishekzjarrëve në të gjithë Greqinë. Shtate persona, midis tyre tre turistë amerikanë janë plagosur rëndë në ishullin e Santorinit.

Ndërsa si çdo vit është zhvilluar në ishullin Hiosrituali karakteristik, në momentin e ringjalljes së Krishtit besimtarët e dy familjeve kundërshtare qëllojnë me fishekzjarrë kambanën e njërës kishë dhe orën e kishës tjetër, duke e kthyer natën në ditë.

Top Channel