Finlandë, rrëzohet avioni, vdesin 8 parashutistë

20/04/2014 00:00

Zyrtarët finlandezë kanë bërë të ditur se një avion i vogël është rrëzuar në jug-perëndim të vendit, në qytetin Pori.

Në bordin e avionin gjendeshin 11 parashutistë, nga të cilët 8 kanë humbur jetën, ndërkohë që 3 të tjera kanë mundur të hidhen me parashutë para se avioni të përplasej në tokë, ku më pas u përfshi nga flakët.

Policia vendase bëri të ditur se ka gjetur trupat e pajetë të 8 personave, ndërsa 3 të tjerët u dërguan në spital pasi kishin marrë plagë të lehta.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por mësohet se disa pjesë të avionit kanë ranë para se ai të rrëzohej.  

Top Channel