Cristiano, gati për Bajernin

21/04/2014 00:00

Cristiano Ronaldo ka lajmëruar në Twitter se është gati për ndeshjen e madhe ndaj Bayern Munchen që do të luhet ditën e mërkurë.

Ky mesazh në rrjetin social ka mbushur me optimizëm tifozët e Realit dhe u publikua pasi sulmuesi portugez zhvilloi një ditë intensive stërvitjeje.

Edhe pse Carlo Ancelotti e kishte lënë të dielën pushim për të gjithë lojtarët, Cristiano nuk kërkon të humbasë kohë dhe punoi plot 5 orë të ndara në dy sesione stërvitore.

Cristiano kërkon me patjetër të luajë dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve ndaj bavarezëve pasi ende nuk e ka harruar eliminimin e para dy viteve dhe sidomos penalltinë e humbur nga vetë ai ndaj Bayern.

Top Channel