Rivaliteti amerikano-rus

21/04/2014 00:00

Marrëdheniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë në nivelin më të ulët,
prej aneksimit të gadishullit të Krimesë. A është ky një kthim prapa tek
Lufta e Ftohë që zgjati prej fundit të Luftës së Dytë Botërore në vitin
1945 deri në rënien e Bashkimit Sovjetik më 1991?

Profesori i Universitetit George Town, Carls Kupcan tha se “Lufta e Ftohtë ishte një rivalitet mes bllokut perëndimor të udhehequr nga SHBA dhe atij lindor të kryesuar nga ish-Bashkimi Sovjetik”. Sipas Kupcan: “Bazohej në konkurrencën mes dy ideologjive, sistemit komunist dhe atij kapitalist, një sistem autokratik kundrejt atij demokratik. Bazohej gjithashtu mbi rivalitet gjeopolitike tradicionale, për dominim mbi qendrat industriale ushtarake si dhe për ndikim në vendet në zhvillim”.

Gjatë një fjalimi të kohëve të fundit në Bruksel, Presidenti Barack Obama e hodhi poshtë idenë e një tjetër Lufte të Ftohtë.”Kjo nuk është një Luftë e Ftohtë e re. Në fund të fundit, ndryshe nga Bashkimi Sovjetik, Rusia nuk drejton ndonjë bllok kombesh, ose ndonjë ideologji globale. Profesor Kupchan është i mendimet se; Rusia nuk është më siç ishte më parë.

“Gjatë Luftës së Ftohtë, Rusia kishte miliona ushtarë në detyrë. Kishte një flotë të klasit botëror. Kishte shtete nën ndikimin e saj në të gjithë botën. Kjo nuk është Rusia që shohim sot. Tani Rusia ka 750 deri në 800 mijë forca të armatosura. Marina e saj është vetëm një hije e trishtuar e asaj që ishte më parë. Ka shumë më pak aleatë në botë dhe për këtë arsye mendoj se nuk kemi të bëjmë me një rikthim në Luftën e Ftohtë – Rusia nuk i përmbush kushtet për këtë.

“Por profesori i Universitetit Columbia, Robert Legvold ka nje tjeter mendim. Ai thote se kemi hyre ne lufte te ftohte te re, pavaresisht se kjo nuk eshte pikepamja e shumices.Profesor Legvold thotë se një tjetër shenjë e një Lufte të Ftohtë të re është se, sipas tij, zyrtarët në Uashington dhe Moskë duket të jenë dorëzuar në përpjekjet e tyre për përmirësimin e marrëdhënieve bashkëpunuese, të cilat përfaqësojnë gjëra të ndryshme për secilën palë. Shumë ekspertë besojnë se një partneritet i vërtetë dhe i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm me udhëheqës të rinj në Uashington dhe Moskë.

Top Channel