Të enjten, reforma pa opozitën

21/04/2014 00:00

Një ditë përpara mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, që do të vendosë në axhendën e seancës së të enjtes, ndryshimin e vendimit të funksionimit të Komisionit të Reformës Territorirale, mazhoranca tregohet e vendosur për të vijuar edhe e vetme ndarjen e re të territorit.

Kryeparlamementari Ilir Meta, deklaroi se mazhoranca tregoi nje durim te hekurt per t’i ofruar opozites konsensusin, por sipas Metës, kjo e fundit ngaterroi konsensusin me veton.

“Eshte e drejte te opozitës që në vend të konsensusit të kërkojë veton, kjo është një e drejtë e saj, pavarësisht se të gjithë janë të lirë të çmojnë nëse kjo është një kërkesë demokratike apo është një kërkesë tiranike”, tha Meta.

Por pavaresisht, kryeparlamentari tha se opozita ka kohe te reflektoje deri te enjten, por edhe pas ndryshimit te vendimit per perberjen dhe vendimmarrjen e Komisionit te Reformes Territoriale, ajo eshte e mirepritur te jape kontributin per kete proces, qe ai tha se do te jete transparent dhe nuk lidhet me zgjedhjet e ardhshme. Ne kete pike, ai garantoi se nuk do te kete ndryshim te Kodit Zgjedhor pa opoziten.

Ndërsa, deklarimeve per destabilitet te opozites ne rast te miratimit te njeanshem te reformes territoriale, Meta iu pergjigj duke sjelle ne kujtese nje qendrim te ngjashem te PD-së ne 1998, kur refuzoi te behet pjese e miratimit te Kushtetutes dhe sot ajo behet mbrojtesja me e zjarrte e saj, tha ai.

“Ndaj nuk është koha për të përsëritur një sjellje, jo të panjohur, për Partinë Demokratike në të kaluarën, por edhe për politikën tonë në tërësi”, tha Meta.

‘Avionët? Histori qesharake, të lënë Prokurorinë të veprojë’

Një tjetër çështje të dites, ngritur opozita, ajo e përfshirjes së Forcave të Armatosura ne trafikun e droges, kreu i Kuvendit nisi ta komentoi me situatat humoristike qe kane krijuar deklaratat e PD-së.

“Batuta më e fundit që dëgjova këtë mëngjes, ishte midis dy personave, që flisnin dhe njëri i thoshte tjetrit: Ku je? Ai iu përgjigj: ‘Te Zogu i Zi’. Përgjigja e tjetrit ishte: ‘Merr avionin dhe të pres për dy minuta në qendër’.Mendoj se është momenti për të mbështetur hetimin e Prokurorisë dhe cdo rrugë institucionale të zbardhjes së kësaj çështjeje. Kjo është rruga më e mirë që nderon çdo politikan dhe në mënyrë të veçantë ata të cilët pretendojnë se janë të shqetësuar për këtë trafik në mënyrë të veçantë”, tha Meta.

Top Channel