Howard Webb, arbitri i ndeshjes Real-Bayern

21/04/2014 00:00

Anglezi Howard Webb do të jetë arbitri i ndeshjes Real Madrid – Bayern Munchen, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

44-vjeçari është arbitër i FIFA-s që nga viti 2005 dhe arritja e tij më e madhe në karrierë është gjykimi i finales së Botërorit të vitit 2010, ku u përballën Spanja me Hollandën.

Gjithashtu, Webb ka arbitruar finalen e Ligës së Kampioneve të po atij viti midis Interit dhe Bayern Munchen, takim i fituar nga italianët.

I përfshirë në listën e arbitrave për Botërorin e Brazilit, Howard Webb ka gjykuar edhe finalen e fundit të Kupës së Konfederatave, atë mes Italisë dhe Spanjës.

Top Channel