Pesë orë në kafazin e rrotave të avionit

21/04/2014 00:00

Një 16-vjeçar i mbijetoi një udhëtimi të vështirë, ndoshta të jashtëzakonshëm, i fshehur në njërin prej kafazëve të rrotave të avionit, që fluturoi për pesë orë nga Kalifornia në Hauai.

Një zëdhënëse e kompanisë ajrore “Hawaiian Airlines” tha se stafi e vuri re 16-vjeçarin pasi avioni u ul në aeroport, të dielën në mëngjes.

Djali, që nuk kishte asnjë dokument veç një krehër, u mor në pyetje nga agjentët e FBI-së dhe, pas kontrollit mjekësor, mjekët thanë se ishte në gjendje të mirë.

“Djali ishte me fat që mbijetoi”, – tha zëdhënësja e “Hawaiian Airlines”. Të njëjtën gjë nënvizoi edhe zëdhënësi i FBI-së.

Në fakt, ai i mbijetoi mungesës së oksigjenit dhe temperaturave shumë të ulta, kur avioni u ngjit në 12,000 metra lartësi.

Sipas zëdhënësit të FBI-së, djali kishte qenë i pa vetëdijshëm në pjesën më të madhe të fluturimit.

Raportohet se 16-vjeçari ia kishte mbathur nga shtëpia pas një sherri, kishte hapur një të çarë në gardhin e aeroportit “San Hose” për të hipur në avion.

Që prej vitit 1947, kur nisën regjistrimet, numërohen 100 persona që janë përpjekur të hipnin në avionë, por pa sukses; 73 prej tyre humbën jetën, ndërsa 23 mbijetuan. Më i riu, që ia doli një fluturimi të ngjashëm, ishte 9 vjeç.

Top Channel