Dënime më të forta për vjedhjen e energjisë

21/04/2014 00:00

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve miratoi disa ndryshime në Kodin
Penal, të cilat ashpërsojnë ndëshkimin për disa akte kriminale, që nisin
nga mënyra e përdorimit të lëndëve plasëse e deri tek përdorimi i
kartave SIM.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili mbrojti propozimet para Komisionit theksoi se keto ndryshime ne legjislacion vijne si domosdoshmeri per t’u perballur me disa probleme te renda kriminale. Sipas ministrit te Brendshem duke rritur ndeshkimin penal dhe vitet e burgut per veprat penale të kryera me lëndë plasëse, do te vendoset rregull edhe per ruajtjen, magazinimin dhe transportin e lendeve plasese, qe deri tani rezulton shume i dobet, per shkak se edhe denii ishte i ulet.

Ndryshimet ne Kodin Penal perfshirjen edhe ashpersimin e denimit per vjedhjen e energjise elektrike, duke percaktuar edhe rrethanat cilesuese kur kjo veper kryhet vetem ose ne bashkepunim. Aktualisht nga rrjeti energjitik vidhet 45 perqind e energjise se prodhuar dhe duke ashpersuar politiken penale per vjedhjen e energjise, autpritetet shpresojnete reduktojne nje nga fenomenet me negative te shoqerise shqiptare.  

Gjithashtu, ndryshimet kane te bejne edhe me denimin me gjobe apo me burg te cdo personi qe shet nje SIM Card tek persona te paidentifikuar, pasi vepra tani klasifikohet si tregti e paligjshme. Ministri Tahiri tha se keto ndryshime ne Kodin penal deshmojne vullnetin e Qeverise per lufte me tolerance zero ndaj krimit.

Top Channel