Aksident në Levan-Tepelenë, një i vdekur

21/04/2014 00:00

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në rrugën Levan-Tepelenë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites së të hënës në afërsi të fshatit Varibobë. Mësohet se një furgon pasagjerësh është përplasur me një veturë tip Benz. Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i furgonit.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ata janë shoqëruar me urgjencë në spitalin e Fierit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës së saj. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilin po udhëtonin të dy mjetet.

Top Channel