Mund të ngjasojë më shumë me fragmente të shkëputura nga filmat e Sanley Kubrick, por piramida e mëposhtme është ajo që ‘nxehu’ gjakrat në kulmin e “Luftës së Ftohtë” mes Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

E ndërtuar në Dakotan Veriore rreth vitit 1975, piramida është embrioni i programin anti-raketë të Shteteve të Bashkuara e pagëzuar me emrin “Stanley R. Mickelsen Safeguard Complex”.

Ndërtimi i saj besohet se mori disa muaj kohë  për shkak të fshehtësisë me të cilën u kryen punimet, është e pamundur të thuhet se sa. Së fundmi, nga Biblioteka e Kongresit Amerikan u bënë publike fotot e shkrepura gjatë dhe pas përfundimit të punës.

Mijëra ton hekur e beton janë hedhur në një strukturë të pajisur me dhjetra antena që shërbejnë për kapjen dhe neutralizimin e raketave. Ky kompleks do të bëhej strehë e sistemeve anti-raketë me rreze të gjatë dhe të shkurtër veprimi.

Thuajse një vit pas vënies në punë, projekti i braktis për dekada, deri në vitin 1991 kur u shkatërrua plotësisht. Pavarësisht jetëgjatësisë së shkurtër besohet se ky kompleks fshihet pas tërheqjes së ish-Bashkimit Sovjetik dhe uljes së tij në nënshkrimin e marrëveshjes së raketave anti-ballistike të vitit 1972. 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel