Rrëfimi i ish-Rektorit

21/04/2014 00:00

Në pjesën e tretë të Shqipit të kësaj jave, përballë gazetares Rudina Xhunga ishte ish-rekotri i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, që foli për protestat e studentëve dhe vendimi për të dhënë dorëheqjen, arsyet dhe akuzat e ngritura kundër tij nga protestuesit.

Në pjesën e tretë të Shqipit të kësaj jave, përballë gazetares Rudina
Xhunga ishte ish-rekotri i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi,
që foli për protestat e studentëve dhe vendimi për të dhënë dorëheqjen,
arsyet dhe akuzat e ngritura kundër tij nga protestuesit.

Ai i cilësoi protesta të nxitura politikisht ndërsa tha se situata është pasqyruar në mënyrë të njëanëshme në sytë e opinionin publik, që gjithsesi, sipas tij, vlerësoi gjestin e doërheqjes.

Rudina Xhunga: Është hera e dytë që jeni në Shqip. Dikur si rektor në një bashkëpunim me të tjerë rektorë të rajonit për të folur për marrëdhëniet e arsimit të lartë shqiptar, sonte për të treguar arsyet e dorëheqjes suaj para dy muajsh. Dy muaj heshtje pas dorëheqjes, pse nuk folët dhe përse po flisni tani?

Ibrahim Gashi, ish-Rektori i UP: Unë lashë që të flasin të tjerët, ata që kanë qenë më afër zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë muajit janar dhe fillimit të muajit shkurt në qytetin e Prishtinës, pastaj të qetësohet situata në UP, të përmbushet ai vakuum me caktimin e ushtruesit të detyrës dhe të stafit tjetër manaxhues, sepse të flisja në atë kohë kur gjakrat ishin të nxehta, nuk do të ndihmonte situatën dhe unë zgjodha që të sakrifikohem vetë që të shpëtohet institucioni. Kështu është vlerësuar nga opinioni i gjërë dorëheqja ime. Arsyet e dorëheqjes janë më shumë morale dhe personale, jo sepse kam ndjerë përgjegjësi për të dhënë dorëheqjen. Përkundrazi unë kam menduar, dhe opinini kështu e ka vlerësuar, se menaxhimi që kam bërë unë më shumë se 1 vite e gjysmë ka nisur reformat më thelbësore në UP.

Rudina Xhunga: Sa kohë keni qenë ju rektor i UP?

Ibrahim Gashi: 1 vit e gjysmë i plotë, në ushtrim të detyrës. Zgjedhja e rektorit të UP, në tetor 2012, zgjedhja është bërë në mënyrë unanime të Këshillit Drejtues. Kanë votuar 9 anëtarë pro, në një konkurencë prej 7 kandidatësh. Nga 2000 e këtej unë kam qenë rektori i parë që kam marrë votën e të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues. Nuk kam patur asnjë kontestim gjatë punës time, deri në nisje të janarit. Arsyet e këtij sulmi, unë plotësisht nuk i di.

Rudina Xhunga: Si nisi?

Ibrahim Gashi: Nisi me një shkrim në gazetë për një botimin tim në një revistë me cilësi të dyshimtë. Cilësia e revistës ishte e dyshimtë. Sot në botën bashkëkohore të publikimeve virtuale ka shumë revista që kanë cilësi të diskutueshme.

Rudina Xhunga: Ç’nevojë kishit të botonit në një revistë me cilësi të diskutueshme?

Ibrahim Gashi: Unë nuk kam qenë nismëtar që të botoj në atë revistë. Unë kam qenë bashkëautor në një grup autorësh në atë punim dhe përzgjedhjen e revistës e ka bërë autori i parë që ka bërë edhe aplikimin edhe pagesat edhe të gjitha.

Rudina Xhunga: Pagesë për ta botuar?!

Ibrahim Gashi: Ishte një fee që paguhej për ta botuar. Nuk e di saktë sa ka qenë, por sidoqoftë mora vesh 1 vit pasi ishte botuar se revista nuk ishte ajo që unë prisja. Por këtu ndihmoi fuqishëm edhe një propagandë kundër drejtimit tim dhe nuk e di pse që revista u shpall si e paqenë, fiktive dhe inekzistente.

Rudina Xhunga: Pra ju nuk do botonit në atë revistë nëse do ta dinit?

Ibrahim Gashi: Unë nuk do botoja dhe nuk kisha nevojë që të botojë në atë revistë. Nga përmbledhja e publikimeve që kam bërë pas kësaj, unë kam 17 publikime ndërkombëtare dhe gjashtë libra të botuar dhe s’kisha nevojë që të botoj në një revistë. Ishte kërkesa e një grupi profesorësh që të botoja në atë revistë mqs bëhej fjalë për integrimet europiane dhe unë dhashë një kontribut të vogël. Por c’është e vërteta, asnjëherë nuk është kontestuar cilësia e punimit, por është kontestuar cilësia e revistës, që mua më vjen keq që ka ndodhur kjo.

Rudina Xhunga: Në këtë revistë kanë botuar akademikë të tjerë të Kosovës?

Ibrahim Gashi: Kanë botuar plot akademikë të Kosovës, madje nuk e di se përse dikush tjetër nuk flet më, u mbyll cdo gjë me dorëheqjen time sepse në strukturën e drejtimit të UP ka edhe të tjerë që mbajën postet që kanë publikime në atë revistë. Mendoj që duhet të shikohet cilësia e punimeve.

Rudina Xhunga: Menduat ta publikoni këtë punim në Kosovë?

Rudina Xhunga: Në momentin që kjo stuhi u ngrit, cfarë menduat?

Ibrahim Gashi: Unë fillova të mendoj dorëheqjen sepse në fakt preteksti ishte i qëndrueshëm, një rektor nuk duhet të pubikojë në revista që kanë cilësi të disktueshme. Unë e mendova dorëheqjen që në fillim, por duke parë që dorëheqjen time e kërkonin vetëm 30 studentë militantë të Vetëvendosjes, mendova që të pres të shoh se cfarë skenari ishte. Aty fatkeqësisht u përfshi edhe një pjesë e shoqërisë civile që sulmoi pa të drejtë drejtuesit e UP.

Rudina Xhunga: Cfarë ndryshimet bëtë ju në UP?

Ibrahim Gashi: Sapo morëm detyrën identifikuam të gjitha problemet që ka UP dhe kërkova nga Ambasada Amerikane dhe USAID dy këshilltarë. Brenda pak kohësh erdhën dy këshilltarë që qendruan 1 semestër në zyrën time dhe bashkë  me aktorë të brendshëm të universitetit, por dhe aktorë të jashtëm bëmë tre takime të mëdha për të identifikuar problemet e UP dhe për të dalë me një plan strategjik veprimi se si duhet të zgjidhen. Pas katër muajve pune, grupi i ekspertëve amerikanë përmblodhën gjithë problemet që u dhanë dhe hartoi një plan strategjik 30 faqësh që uroj që të  zbatohet, pavarësisht që s’jam aty. Problemi i parë ka qenë stafi akademik që është i paktë përballë numri të madh të studentëve dhe ne hapëm një konkurs afirmativ më të madhin për pranimin e 200 profesorëve të përhershëm. E dyta pranuam shumë studentë.

Marrë me shkurtime

Top Channel