“Masë ndaj gjyqtarit të Kavajës”

22/04/2014 00:00

Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë kanë konstatuar shkelje të
vendimet e gjyqtarit të Kavajës Osman Aliu në përfundim të kontrolleve
ndaj çështjeve të gjykuara prej tij.

Ky perfundim, vjen gati nje muaj pasi ministri i Brendshem Saimir Tahiri iu drejtua me nje leter presidentit, Bujar Nishani, ne cilesine e kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise. Por ne referim te legjislacionit, kontrollet i ka ushtruar isnpektoriati i Ministrise se Drejtesise, nderkohe qe ministri i Drejtesise i ka kerkuar KLD-së pas ketyre rezultateve procedimin disiplinor per gjyqtarin e Kavajes, Aliu.

Zyra e Shtypit e Ministrise se Drejtesise pohon se ne inspektoret kane konstatuar shkelje te renda te ligjit, por nuk jepen detaje nga raporti. Zyra e Shtypit thote gjithashtu se ne perfundim te procedurave do t’i kerkohet KLD-së nga ana e ministrit procedim disiplinor per gjyqtarin e Kavajes. Në fund te marsit, ministri i Brendshem tha ne nje leter publike drejtuar presidentit, se personat qe i arrestonte policia i lironte gjyqtari i Kavajes pergjate masave te sigurimit personal.

Top Channel