Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka folur për një vendim tjetër të rëndësishëm, i cili ende nuk po futet për votim në Kuvend, e që ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Thaçi me këtë rast u ka bërë thirrje të gjitha partive politike pa dallim, që të mbështesin krijimin e FAK-së, ndërsa e ka ftuar Kuvendin që ta fusë në ditët e ardhshme si pikë të rendit të ditës këtë çështje.

“Ky votim do të duhej të ndodhte në ditët e ardhshme. Nëse e humbim këtë shans historik që ka Kosova në ditët e ardhshme për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, unë dua të tregoj alarmin se qytetarët e Kosovës, spektri politik kosovar, Kosova do të humbë shansin për disa vite të tëra”, ka thënë Thaçi.

Kabineti qeveritar po ashtu ka miratuar ndarjen e mjeteve buxhetore për kompensimin e ish të burgosurve politik, por që shuma e saktë dhe numri i përfituesve nuk u bë e ditur.

Top Channel