Ligji i ri për pasuritë e zyrtarëve

22/04/2014 00:00

Mazhoranca diskutoi dhe miratoi e vetme disa ndryshime në Ligjin për
Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, që sipas saj, synojnë rritjen e
luftës kundër korrupsionit.

Opozita nuk u be pjese e diskutimit, sepse beson qe me heqjen e kompetences se Presidentit per te propozuar Inspektorin e Pergjithshem te ILDKP-së dhe kalimin e kësaj kompetencë tek Kuvendi, lufta kundër korrupsionit shndërrohet farsë qeveritare.

“Jo vetëm heq një kompetencë tjetër të Presidentit, por zhbën pavarësinë e këtij institucioni dhe për rrjedhojë çdo kompetencë tjetër është baraz me zero. Duhet të kishte konsultim me institucionet ndërkombëtare, ju kërkojmë ta shtyjmë, t’i kërkojmë opininion atyre, siç kemi bërë herë të tjera”, tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

“Nuk mund t’i imponosh Komisionit atë që ke ti në mendje. Mbledhja do të vazhdojë”, tha kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj.

Vendin e lene bosh nga opozita nuk vonoi ta zere nenkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. I përkrahur edhe nga deputetet e tjere te LSI-së, ai kundershtoi nje prej ndryshimeve me pikante te ligjit. Nje ndryshim qe i ndalon funksionaret publike, te cilet behen per here te pare subjekte te ligjit, te mbajne ‘cash’ mbi 1.5 milione leke.

“Zyrtarë të sapoemëruar deklarojnë ‘cash’ në vlera 200-300 mijë euro, për t’i bërë pastaj në një kohë të dytë, sikur kanë patur ose kanë ‘cash’ dhe për t’i plotësuar në proces. Për ta parandaluar këtë fenomen shumë negativ, atëherë vumë detyrimin që kur deklarojnë për herë të parë, duhet t’i depozitojnë në një bankë”, tha Xhafaj.

“Nga një studim paraprak që kemi ne, mendohet që janë 50-60 milionë euro zyrtarësh, që deklarojnë për herë të parë gjendje ‘cash’. Eshtë anormale që të thotë se në shtëpi ka 400 milionë nën jastëk. Nëse ju njihni dikë që mund të mbajë 400 milionë në shtëpi, në Shqipëri, për mua është anormale. Eshtë ndihmë e madhe për ne që ta ndërpresim njëherë e mirë këtë fenomen”, u shpreh kryeinspektor Shkëlqim Gani.

“Më rezulton se ky studim nuk është depozituar në Komision dhe unë e konsideroj të paqenë. Nëse shkojmë nga premisa që ne po administrojmë një administratë korruptive dhe e dimë që të gjithë këta zyrtarë të lartë po i ruajmë se këta vërtet do të vjedhin dhe do të pasurohen, ne kemi gabuar principin e ndërtimit të administratës dhe në princip jemi vendosur që të gjithë gabim”, tha Vasili.

Megjithese deputetet e LSI-së votuan kunder ketij neni, mazhoranca u shfaq solide, kur miratoi ne unanimitet ndryshimet ne teresi te ligjit per deklarimin dhe kontriollin e pasurive te zyrtareve te larte.

Top Channel