Aksident në Levan-Vlorë, 2 viktima

22/04/2014 00:00

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar në orët e mbrëmjes të së martës në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në hyrje të autostradës Levan-Vlorë.

Një fuoristradë tip “Land Rover” me targë DR 52 09 E ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kolektor.

Mjeti me targa të Durrësit vinte nga Vlora në drejtim të Fierit.

Drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që pasagjerja ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të së martës, ndërkohë shkak për aksidentin sipas policisë ishte shpejtësia tej normave të lejuara. Në këtë pjesë të rrugës mungon sinjalistika. 

Një ditë më parë, në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibobë një furgon pasagjerësh është përplasur me një veturë tip Benz. Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i furgonit.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ata janë shoqëruar me urgjencë në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilin po udhëtonin të dy mjetet.

Top Channel