Naço: Ja skandalet e KLD-së

23/04/2014 00:00

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” në Top Channel renditi një sërë shkeljes, sipas tij të rënda, të bëra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke u shprehur se qeveria me mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve po përgatitet për një reformë të thellë.

Ai deklaroi gjithashtu se edhe Prokuroria është gangrenizuar nga i njëjti fenomen që ka prekur KLD-në, duke paralajmëruar edhe disa nisma të tjera ligjore, që sipas tij do të rrisin efikasitetin e luftës kundër krimit e veçanërisht kundër korrupsionit.

Pandi Gjata: Çfarë përfshin dhe ku do të jetë nisma e reformës në drejtësi?

Nasip Naço: Qytetarët votuan në 23 Qershor për një rotacion politik, por për të sjell edhe një besim më të madh te drejtësia, që për hir të së vërtetës ka probleme dhe në këto vite tranzicioni nuk kanë arritur të zgjidhen, por janë zvarritur. Sistemi i drejtësisë nuk ka rritur dot të ngrihet në nivelet e kërkuara nga shoqëria dhe ndërkombëtarët. Që në ditët e para ne menduam të reformonim sistemin gjyqësor pasi kjo është pritshmëria e qytetarëve dhe e ndërkombëtarëve. Nuk e kemi fshehur faktin që duam të reformojmë Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, KLD-në , zyrën e Prokurorit  të Përgjithshëm për sa i përket Këshillit të Prokurorisë, i cili duhet të ketë të drejtë vote. Emërimet, transferimet dhe ngritjet në detyrë të prokurorëve të mos ngelet vetëm mes 2 personave, pavarësisht integritetit që kanë Prokurori i Përgjithshëm dhe Presidenti i Republikës, pra të ketë edhe një organ tjetër vendimmarrës .

Pandi Gjata: Marr shkas edhe nga vizita juaj në SHBA, ku është kërkuar të luftohet korrupsioni te zyrtarët e lartë. Çfarë masash dhe ndërhyrjesh do të ketë në këtë drejtim?

Nasip Naço: Besoj që nga problemet kryesore të mazhorancës së kaluar ka qenë lufta ndaj korrupsionit dhe për këtë nuk është një mëndim i imi, por një raport i DASH, i cili ka theksuar se korrupsioni është shtrirë në të gjithë pjesën e administratës dhe qeveria nuk e ka luftuar thellësisht atë, por ka përdorur më shuma slogane, si ‘Tolerancë zero’ dhe nëpërmjet kësaj ka fshehur fakte. Duke marrë shkas nga kjo, ky është problemi kryesorë i joni për ta filluar, pra lufta ndaj korrupsionit këtë na e kërkojnë edhe partnerët kombëtarë. Ne kemi bërë edhe disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, ndryshimet e vitit të kaluar kishin të bënin me imunitetin e zyrtarëve të lartë dhe u bënë vetëm në Kushtetutë, nuk u shoqëruan në Kodin e Procedurës Penale, ne i bëmë këto ndryshime. Ne propozuam dhe miratuam në Parlament që rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë do të hetohen dhe gjykohen nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. Zyrtarë të lartë janë të gjithë ata që zgjidhen nga Presidenti, emërohen nga Kryeministri apo edhe nga Kuvendi dhe kryetari i tij, duke përjashtuar nëpunësit civil. Bëmë një ndarje të kësaj natyrë për t’i dhënë një dimension tjetër luftës ndaj korrupsionit. Ne nuk kemi dashur të ndryshojmë masën e dënimit në këto raste, por të përdoren të njëjtat ndëshkimi si edhe ndaj bandave kriminale, për të arritur në ato dimensione të kërkuara edhe nga ndërkombëtarët. Para disa ditësh, me një kolegun tim ministër, por edhe mik të vendit, më është kërkuar të luftojmë korrupsionin,- pasi kur pyes biznesmenë të rëndësishëm se pse nuk investojnë në Shqipëri më thonë se nuk ka një shtet të sigurt ligjor. Ky është një detyrim i joni që të bëjmë thithjen e investimeve të huaja. Ne kemi bërë edhe disa ndryshime në ligjin për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, ne kemi shtuar disa nene të reja, të cilat do të ndikojnë që tek Presidenti dhe të afërmit e tij, si edhe te të gjithë zyrtarët e tjerë të lartë, nuk do të ketë asnjë të paprekshëm ligjërisht. Por nuk duhet të mbetemi vetëm me kaq, pasi kërkohet edhe vullnet politik që kjo mazhorancë e ka dhe është e bindur që duhet ta luftojë korrupsionit, prandaj janë miratuar edhe këto ligje. Ne do të bëjmë edhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, për t’i dhënë mundësi prokurorëve dhe gjyqtarëve të kenë më tepër efikasitet.

Pandi Gjata: Në një letër, ta para pak ditëve, ministri i Brendshëm i dërgonte Presidentit si kryetar i KLD, për rreth 100 vendime shqetësuese të gjykatës, për dyshime për korrupsion dhe vendime të dhëna padrejtësisht. Do të nisni inspektim për të gjitha këto raste?   

Nasip Naço: Këtu ka pasur një keqkuptim, por ndoshta edhe një spekulim të atyre që nuk e duan realisht luftën ndaj korrupsionit, pasi nuk ishte një moment në të cilin ne u gjendëm në boshllëk, të gjitha Ministritë ka lancuar portalin anti korrupsion që qytetarët të denoncojnë atë. Sot mund të kemi mbi 700 raste të ankesave apo denoncimeve, çka tregon se problemin, por edhe besimin e rilindur të qytetarëve tek kjo qeveri e re. Ministri duhet të bëjë detyrën e tij kudo që shfaqet korrupsioni dhe Tahiri ka bërë vetëm detyrën e tij, ka pasqyruar në një dosje të gjitha ankesat . Presidenti i Republikës është kryetar i KLD-së, në varësinë e tij është edhe Inspektorati i KLD-së. Unë nuk besoj që zoti Tahiri ka dhënë pretencën në këtë rast, por i ka rënë një këmbanë alarmi, si çdo qytetarë tjetër. Rastin e gjyqtarit në Kavajë ne e kemi verifikuar dhe e kemi konkluduar se ka elementë të procedimit disiplinor dhe ja kemi bërë prezent dhe do tja dërgojmë KLD-së për të marrë masat përkatëse. Për rastet e tjera të bërë prezente nga Tahiri, ka një deklaratë të KLD-së, një deklaratë e një organi kolegjial, i cili nuk është mbledhur, por ka bërë një deklaratë mediatike, që do të thotë se ministri i Drejtësisë ka filluar të bëjë shantazh ndaj gjyqtarëve, e cila nuk është e vërtetë dhe e bazuar. Sistemi gjyqësorë dhe gjykatat e kanë pavarësinë e vet, KLD përbëhet nga 15 anëtarë dhe 9 prej tyre zgjidhen nga trupa gjyqësore, i 10-ti është kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili është edhe kryetar i Konferencës Gjyqësore është Presidenti i Republikës, Ministri i Drejtësisë dhe 3 anëtarë të zgjedhur nga Parlamenti, në çdo rast ruhet pavarësia e këtij sistemi.  

Pandi Gjat: Betejën më të madhe e keni me KLD-në që është problematike prej kohësh. Si do të zgjidhet ky ngërç me KLD-në, siç keni thënë emëron edhe gjyqtarë me precedent penal?

Nasip Naço:
Ne i kemi hedhur hapat e para, kemi treguar se kemi një mazhorancë të konsoliduar, por nuk kemi dashur ta përdorim për shkak të forcës së kartonit. Që në ditët e para i kam kërkuar Komisionit të Venecias, në emër të qeverisë, që të asistojë në të gjithë reformën ligjore që do të ndodhi në Shqipëri kemi kërkuar dhe sot ka përfunduar edhe konkurimi për misionin EURALIUS 4 dhe shpresojmë që ekspertët që do të vinë në këtë mision do të jenë në lartësinë e detyrës dhe do t’i kemi çdo ditë në kontakt për të reformuar sistemin. Ne kemi krijuar edhe një grup këshillimor, duke përzgjedhur juristët më të mirë të vendit, të cilët për çdo projekt-ligj, do të bëjnë oponencën përkatëse. Ne nuk duam t’i bëjmë vetëm ndryshimet ligjore. Pjesë e këtij reformimi duhet të jetë edhe opozita, por ne ndahemi në disa momente të veçanta me opozitën, ne nuk gjejmë një emërues të përbashkët është edhe taksa e sheshtë, për të cilën jemi votuar nga qytetarët. Por ne duhet të gjejmë një emërues të përbashkët me opozitën për të bërë reforma në drejtësi, të cilat bëhen për vitet e ardhshme. Unë besoj që nga sondazhet e zhvilluara, sistemi gjyqësor nuk është pozitiv.

Pandi Gjat: Ku e thotë edhe kryetari i KLD-së, i referohem deklaratës -një pjesë e mirë e qytetarëve e nisin mëngjesin me zarf, është e rëndë si deklaratë kur e thotë edhe Presidenti.
 

Nasip Naço: Në këtë mendim ne bëjmë një diferencë, pasi nuk mendoj që të gjithë gjyqtarët të kësaj kategorie. Presidenti i Republikës ka bërë një deklaratë të tillë, besoj që ka informacionin e nevojshëm.

Pandi Gjat: Mendoni se duhet të flasim me emra nëse Presidenti e ka këtë informacion, do të ja kërkoni në mbledhjen më të afërt të KLD-së?

Nasip Naço:
Të gjithë duhet të flasim me emra, nëse flasim për efekte mediatike është tjetër gjë. Unë besoj që deklarata e Presidentit është thënë në vendin dhe kohën e duhur, kam kërkuar dhe inkurajuar të gjithë sistemin e lartë të drejtësisë që të ndërmarrim disa reforma, brenda hapësirave ligjore. Në ditët e mija të para kam konstatuar se nga 30 kryetarë gjykatash vetëm 7 ishin të emëruar, të tjerët ishin të deleguar dhe nuk vazhdonin për 3 muaj, siç e ka KLD-ja, por për 3 dhe 5 vjet, një shkelje e rëndë kjo e KLD-së. Kjo tregon për mungesën e efiçencës së këtij këshilli. Po kështu edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë kam parë që nuk vepronte sistemi i gjyqtarëve dhe karriera e tyre për ngritje në detyre dhe transferimi nuk bëhej në përputhje me ligjin dhe vetëm në muajin Dhjetor apo Janar ka përfunduar sistemi i vlerësimit për të gjithë gjyqtarët. Vlerësimi është bërë për vitin 2005-2006 dhe nuk është aktual. Ne kemi propozuar një draft pune që tashmë është në dispozicion, i cili është një sistem vetëvlerësimi për të gjithë gjyqtarët, të mos ngelen peng i një dy apo 5 anëtarëve të drejtësisë, por të jenë peng i punës së tyre.

Pandi Gjat: Formula është shumë e rëndësishme sesi zgjidhet dhe funksionon KLD-ja, kjo do të jetë edhe ide e asaj që do të kemi një KLD funksionale?

Nasip Naço:
Partnerëve ndërkombëtarë ne i kemi bërë të ditura të gjitha problemet që ka sistemi i drejtësisë. Problemi nuk është ministri i Drejtësisë, nuk kam asgjë personale me anëtarët e tjerët të KLD-së, sigurisht që jam votëbesuar nga Parlamenti dhe qytetarët, të cilët së bashku me partnerët ndërkombëtarë më kërkojnë çdo ditë të ndryshohet ky sistem dhe të ketë rezultate, por si mund t’i presim këto kur edhe dje kam bërë prezent që kërkesat e zotit Halimi që në 2012, janë bërë kërkesa për procedime për 4 gjyqtarë dhe nuk janë futur edhe në rendin e ditës, nuk e di çfarë pret KLD-ja, cila është përgjegjshmëria e tij. Unë nuk e di nëse këta do të votohen nesër në këshill apo jo, por unë kërkojë që KLD-ja duhet t’i fusë në rendin e ditës, në të kundërt tregon se KLD-ja i mban nën presion këta gjyqtarë. Një sistem, i cili është gangrenizuar nuk ka integritet. Vatra e infeksionit për mendimin tim është KLD-ja, e cila nuk e zbaton si duhet ligjin. Kemi vetëm një rast të vlerësimin e gjyqtarëve, rastin tjetër KLD-ja e shton vet. Një gjykatë apeli për 4 vende vakante konkuruan 61 kandidatë dhe çuditërisht vetëm 4 morën maksimumin e votave, 57 të tjerët nuk morën asnjë votë, kjo më la të kuptoja që mbledhja ishte bërë diku tjetër dhe aty ishte bërë vetëm shpallja e një rezultati që tashmë dihej. Në një gjykatë tjetër, njëri kandidat merr 13 vota, tjetri asnjë votë dhe çuditërisht pas një jave mori 13 vota dhe u ngrit në Gjykatën e Apelit.  Kjo më le një shije që KLD-ja nuk tregon integritet në këto raste. Kam nevojë për partnerët ndërkombëtarë t’u tregoj me durim që kjo është gjendja në KLD. Do të vazhdojmë me sistemin, do ta ndryshojmë atë, do ta bëjë vetëm Ministria e Drejtësisë ? Ne nuk jemi vetëm, kemi partnerë të tjerë që kërkojnë t’i bëjmë reformat gjithëpërfshirëse. Nuk do të kisha dëshirë të vija këtu dhe të flisja për këto probleme, por të flisja edhe për rezultatet që ka sot sistemi, disa janë, por të përqendruara në anët më negative të KLD-së. Nëse ne kemi 30 gjykata mund tju them se në 24 prej tyre sot ka një sistem audio, 110 salla sot funksionojnë me këtë sistem.

Pandi Gjata: Keni folur edhe për reformën në Prokurori. Ju si ministër Drejtësie për çështjet e denoncuara që ‘flenë’, çfarë qëndrimesh do të mbani, ku do të qëndrojë kjo reformë dhe a mos do të keni përplasje me këtë institucion të pavarur?

Nasip Naço: Ne kemi progres-raportin për vitin 2013, ato që thash janë në progres-raport, të cituara nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët janë bashkë më ne, na trajnojnë dhe na japin asistencën e nevojshme. Ne kemi identifikuar se Këshilli i Prokurorisë është një organ konsultativ dhe duhet të ndryshojë, ne do të marrim eksperiencën më të mirë edh për ta ndryshuar. Ky është një sistem që nuk ka funksionuar siç duhet, jashtë këtij reforormimi nuk mund të qëndronte as Prokuroria. Po ju them edhe 2 raste të tjera, si mundet KLD-ja, e votëbesuar nga Konferenca Gjyqësore, të promovojë veten e vet, cili është besimi ndaj atyre që i kanë zgjidhur. Anëtarët e KLD-së e përdorin atë si trampolinë për të kaluar në një detyrë tjetër më të lartë. KLD-ja është qeveria e gjyqësorit, e cila votohet nga këta, por është në ishullin e vet dhe nuk e kupton që Shqipëria ecën përpara, shoqëria shqiptare emancipohet çdo ditë, këtë thonë mos na prek se na prekni pavarësinë, por cilën pavarësi, atë të atij gjyqtari që vodhi dhe u kap në Pogradec, pavarësia e gjyqtarit në Pukë apo e të tjerëve që çdo orë shkelin ligjin. Do të inkurajojmë të gjithë ata gjyqtarë që do të respektojnë ligjin. Më kujtohet rasti i një profesorit tim, në një nga shtetet më të zhvilluara, kur i thoshin se ne do ta blejmë gjyqtarin, i ngriheshin të gjithë në kor dhe i thoshin ti nuk mund ta blesh gjyqtarin e këtij vendi edhe ne këtë kërkojmë, për këtë po punojmë. Gjyqtarët duhet ta kenë kuptuar që janë në një monitorim të rreptë nga të gjitha instancat. Do të aplikohet edhe ligji anti-mafja.

Pandi Gjata: Kur do të kemi zyrtarë të lartë të dënuar?

Nasip Naço: Unë besoj që ingranazhet e shtetit kanë filluar dhe rezultatet kanë filluar të jenë konkrete. Nëse i kryejmë të gjitha reformat, bashkë me të tjerët, do të kemi një sistem gjyqësor të pavarur.

Top Channel