Obama në krah të Japonisë për ishujt Senkaku

23/04/2014 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama ka dalë në krah të Japonisë për ishujt e vegjël në Detin e Kinës Lindore, sipas tij ata janë të përfshirë në një traktat, i cili lejon SHBA-të t’i vinë në mbrojtje Japonisë.

Deklarata e Obama-s është bërë vetëm pak orë pasi ai do të mbërrijë në Tokio për një vizitë për të konfirmuar lidhjet e forta me Japoninë, në një situatë të tensionuar në rajon.
 
“Politika e SHBA-ve është e qartë, ishujt Senkaku janë të administruara nga Japonia dhe për këtë arsye është i përfshirë në traktatin e bashkëpunimit të ndërsjellët mes Japonisë dhe SHBA-ve. Ne e kundërshtojmë çdo përpjekje të njëanshme për t’i mohuar Japonisë të drejtën e kontrollit mbi ishujt”, ka thënë Obama.
 
Vizita e Obamës në Japoni është ndalesa e parë në një turne në këtë rajon. Ai do të synojë rikonfirmojë lidhjet e forta me Japoninë dhe Korenë e Jugut, duke dashur të mos dëmtojë edhe marrëdhëniet me Kinën, gjithnjë e më të fuqishme.

Top Channel