Somali, vriten 2 deputetë brenda 24 orësh

23/04/2014 00:00

Persona të armatosur kanë vrarë një deputet në Somali gjatë ditës së martë, kjo është vrasja e dytë e një ligjvënësi brenda 24 orëve.

Një oficer i policisë lokale ka bërë të ditur se militantë të armatosur i kanë bërë prit Abdulaziz Isaak, pasi ai ka ndaluar makinën është qëlluar disa herë nga autorët, më pas ka ndërruar jetë në spital.

Në një deklaratë të postuar në internet grupi terrorist Al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin dhe kanë thënë se do të kryejnë edhe vrasje të tjera, si edhe do të hakmerren ndaj qeverive të cilat mbështesin Somalinë.

Ky ishte rasti i dytë brenda 24 orëve, pasi ditën e hënë një tjetër deputet është vrarë nga militantë e Al-Shabaab.

Top Channel