Korea V. nuk është e gatshme për test bërthamor

23/04/2014 00:00

Korea Veriut nuk është e gatshme të kryejë ndonjë provë bërthamore në kohën që Presidenti i SHBA-ve Barack Obama do të jetë në një vizitë në Azi, në këtë përfundim është arritur pas verifikimeve të imazheve satelitore.

Më herët, Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut kishte lëshuar një deklaratë në të cilën thuhej se mund të kishte një provë të katërt bërthamore nga Korea e Veriut. Departamenti amerikan i Shtetit reagoi menjëherë duke i kërkuar Koresë së Veriut të përmbahet nga veprimet që kërcënojnë rajonin.

Imazhet satelitore të analizuara nga 38North, pjesë e Universitetit “Johns Hopkins”, tregojnë për një aktivitet normal në zonën ku kryen testet bërthamore, duke i krahasuar me ato të vitit 2009 dhe 2013 kur ishin edhe testet e fundit.

Koreja e Veriut është ndëshkuar me sanksione të ashpra pas testeve të mëparshme bërthamore.

Top Channel