Trageti në Kore, shkon në 150 bilanci i viktimave

23/04/2014 00:00

Telefonata e parë për ndihmë nga trageti që fundosej në brigjet e Koresë
së Jugut nuk erdhi nga një anëtar ekuipazhi, siç duhet të ndodhte, por
nga një gjimnazist i tronditur, i cili kontaktoi me telefon celular
shërbimet e emergjencës.

Zemerimi i publikut per reagimin e kapitenit dhe anetareve te ekuipazhit gjate fatkeqesise se nje jave me pare, sa vjen e shtohet. Edhe pse duhet te ndihmonin pasagjeret, ata nxituan te shpetonin veten nga anija qe mbulohej nga uji, ndersa arsyeja e aksidentit tashme eshte e qarte: ne momentin e animit te befte dhe permbysjes, tragetin e drejtonte nje oficer i ri, i cili nuk kishte lundruar me pare ne ato ujra. Bilanci i vdekjeve ka mberritur ne 150; ai i te zhdukurve eshte 152. Qe nga operacioni i shpetimit te merkuren e kaluar kur u nxorren ne breg 172 persona, nuk eshte gjetur me asnje i mbijetuar. Familjaret vazhdojne megjithate te luten e te shpresojne.

Me shume se dy te tretat e personave ne bord ishin gjimnaziste te shkolles Danëon, e cila eshte goditur rende prej tragjedise. Zevendesdrejtori i saj, i shpetuar nga trageti perpara femijeve, nuk e duroi dot peshen e fajit ne ndergjegjen e tij. Dy dite pas incidentit, u gjet i vetevaruar ne nje peme. Ekipet e zhytesve vazhdojne kerkimet ne tragetin e permbysur, e thone se ka plot dhoma per te kontrolluar ku nuk kane mberritur ende.

Top Channel