Drew Barrymore lind vajzën e dytë

23/04/2014 00:00

Drew Barrymore ka lindur sërish vajzë. Aktorja, e cila ka një vajzë 19-muajshe me emrin Olive, lindi të martën një motër të vogël për fëmijën e saj të parë.

39-vjeçarja i ka vënë emrin Frankie vajzës së dytë, siç bën të ditur zëdhënësi i saj për revistën ‘People’.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Drew Barrymore dhe Will Kopelman mirëpritën në këtë botë vajzën e tyre të dytë, Frankie Barrymore Kopelman. Olive ka një motër tashmë dhe janë të gjithë të shëndetshëm dhe të gëzuar.”

Top Channel