Lepurushët çiftëzohen në transmetim direkt

23/04/2014 00:00

Telespektatorët mbetën të habitur pasi dy lepuj nisën çiftëzimin gjatë një transmetimi direkt që i dedikohej festës së Pashkëve në një televizion amerikan.

Spikerët u vunë në siklet dhe njëri prej tyre (Russell Biven) tha: “Prisni pak, kjo nuk mund të bëhet këtu. Duhet ta ndalojmë.”

Lepujt “performuan” për disa sekonda para se regjia të kalonte në një kronikë tjetër.

Kur u kthye linja në studio, Russell tha me shaka: “Do ju bëjmë me dije emrin e lepurushit të tretë pas nëntë muajsh.”

Top Channel