Për peshk me Margot Robbie

23/04/2014 00:00

Nuk është e lehtë të bësh peshkimin të duket seksi, por Margot Robbie ia ka dalë mbanë falë një bikini të vogël leopard.

Aktorja e bërë e famshme falë interpretimit në filmin ‘The Wolf Of Wall Street’ postoi në Instagram një foto ku pozon me një peshk të madh në dorë.

“Peshqit janë miq, jo ushqim”, shkroi Robbie në rrjetin social duke lënë të kuptohet se peshkun e ka rikthyer në det.

23-vjeçarja ndodhet në Nikaragua aktualisht dhe të martën postoi një tjetër foto, kësaj radhe në pishinë dhe e veshur me një bikini rozë.

Top Channel