Frroku: Dritan Lamaj kishte konflikt me 200 biznese

23/04/2014 00:00

Deputeti i PDK-së Mark Frroku, vëllai i Arben Frrokut, biznesmenit të
akuzuar për vrasjen e  kryekomisarit Dritan Lamaj ka dëshmuar sot në
seancën gjyqësore ku vëllai i tij është i pandehur.

Mark Frroku ka deklaruar se kryekomisarin Lamaj e ka njohur si shef të komisariatit numër 6, por edhe si një njeri të dhunshëm që shpesh ushtronte terror ndaj njerëzve dhe biznesit, me shumë prej të cilave sipas tij Lamaj kishte konflikte.

“I ndjeri Dritan Lamaj ka pasur probleme edhe me 200 biznese të tjera”, tha Frroku duke shtuar se pikërisht për këtë arsye vëllai i tij, Arben Frroku e kishte denoncuar.

Frroku më tej ka denoncuar edhe terrorin e ushtruar ndaj familjes së tij dhe të vëllait të tij ditën e vrasjes së kryepolicit.

“Kam folur në telefon me Arbenin atë ditë, në kohën kur policia ka ardhur për kontroll në shtëpinë time. Policia ka hyrë në shtëpinë time pa mandat kontrolli, atë natë më ka marrë në pyetje Erzen Breçani”, tha Mark Frroku.

Ndërkohë, seancën e shkuar gjyqësore ndaj Arben Frrokut dëshmoi edhe motra e kryekomisarit të ndjerë Dritan Lamaj, e cila pohoi se i vëllai i kishte besuar faktin se ishte kërcënuar me jetë nga Arben Frroku.

Top Channel