Champions, sot luhet finalja e parakohshme

23/04/2014 00:00

Kampionët e Bajern Mynih rikthehen pas 2 vjetësh në Santiago Bernabeu për t’u përballur me Realin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve.

Por, këtë herë gjërat kanë ndryshuar në pankinat respektive. Gjermanët drejtohen nga Pep Guardiola, një trajner që e njeh mirë skuadrën e Realit, ndërsa madrilenët nga Anceloti.

Tekniku italian do të ketë në dispozicion Cristiano Ronaldon, por nuk dihet ende nëse portugezi do të luajë që nga minuta e parë, ndërkohë që për Bajernin do të mungojnë Badshtuber, Tiago dhe Shaqiri, mungesa e të cilëve nuk është se do të ndihet shumë tek skuadra e Guardiolës.

Finalja e parakohshme Real Madrid – Bajern Mynih, e cila do të gjykohet nga anglezi Hauard Ueb, do të transmetohet në Supersport 2 në orën 20:45.

Top Channel