Kukës, ujësjellësi i ndotur

23/04/2014 00:00

Ujësjellësi i Kukësit është një nga investimet më të mëdha dhënë për këtë bashki vitet e fundit.

Fondi prej disa milione eurosh synonte zgjidhjen e furnizimit me uje, por ndertimi u zvarrit dhe Bashkia kerkon hetim sepse investimi nuk eshte i plote. Ende shume familje ne Kukes nuk kane uje dhe mjafton që një ditë të bjerë shi i rrëmbyer në Kukës dhe ujesjellesi mbytet nga ujrat e ndotur. Uji eshte i paperdorshem dhe ndotja eshte konstatuar edhe nga specialistet e higjienes.

Ndotja e ujit te pijshëm ndodh gjithmonë nga reshjet e shiut, ndërkohë që askush nuk a marrë mundim të japë një zgjidhje pavarësisht se ujësjellësi i ri ka përfunduar së ndërtuari.

Top Channel