Më poshtë mund të shihni momentin kur një derr i egër afrikan doli ballë për ballë me një luan dhe u kthye në gjahun e tij.

Fotot e mrekullueshme tregojnë forcën e jashtëzakonshme të luanit që për pak sekonda mposht derrin e egër.

Pamjet janë kapur në Afrikën e Jugut nga fotografja Trix Jonker.

Ajo thotë për ‘Daily Mail’: “Pashë që derri i egër po shkonte drejt terrenit të luanëve. Pa dashje zgjoi një luaneshë, por shpëtoi duke u larguar menjëherë. Kur mendova se gjithçka kishte përfunduar, derri i egër bëri një xhiro rrethore dhe përfundoi në të njëjtin vend të rrezikshëm. Kësaj radhe, aty ishte një luan në pritje…”

Top Channel