Pogradec, INUK shkatërron ndërtimet pa leje

23/04/2014 00:00

Ne diten e dyte te tij aksioni per prishjen e ndertimeve pa leje buze
liqenit te Pogradecit ka vijuar duke u shoqeruar edhe me kontestimin e
pronareve te disa prej tyre.

INUK ka hasur ne reagimin e 3 grave dhe nje femije ne nje objekt ne ndertim e sipar qe sipas pronareve ka qene me leje. Teksa kane refuzuar te zbresin grate kane kercenuar me veteflijim, pasi sipas tyre ata kane leje ndertimi.

Rezistenca e grave ka bere qe Inspektoriati te shtyje afatin e prishjes per te bere me tej verifikimet perkatese.

Nje dite me pare aksioni u zhvillua ne zonen turistike te Linit. Objekte te ndryshme pa leje, kryesisht lokale apo pista te ndertuara mbi uje pergjate viteve do te prishen gjate aksionit disa ditor te INUK, i cili ka nisur nga puna ne komunen e Hudenishtit per te vijuar ne drejtim te qytetit te Pogradecit. Nderkaq nuk ka munguar as reagimi nga ana e komunes pasi sipas perfaqesuesve te saj aksioni i cili ka nisur ne prag te sezonit turistik

Nje grup te rinjsh teksa kane ndaluar per te pushuar ne nje prej objekteve buze liqenit jane bere edhe deshmitare te rastesishem te aksionit per prishjen e ndertimeve pa leje nga INUK.

Top Channel