Basha: Vendi drejt kaosit nga keqqeverisja

23/04/2014 00:00

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se që kurse ka ardhur
në pushtet po e çon vendin drejt një krize të pashmangshme ekonomike,
duke nisur nga rritja e taksave, rritja  e çmimeve, ulja e rrogave dhe
reduktimi i vendeve të punës.

Deklarata e Bashës u gjatë tryezës “Ku po shkon Shqipëria”, me përfaqësues të sindikatave në vend me të cilët kreu i demokratëve ka ndarë shqetësimin e tij për degradimin e ekonomisë nën qeverisjen e majtë, ndersa edhe nje here ka paralajmëruar protesta popullore.

“Pas 8 muajsh qeverisje Rama-Meta kemi një rritje të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve bazë nga 11-15%. Ne paralajmëruam se paketa fiskale dhe taksat e rënduara të konsumit do të kishin këtë efekt, do të shtrenjtonin jetesën dhe kjo ndodhi dhe po vazhdon të ndodhë. Konsumi ka një rënie, të cilën nuk e fsheh dot as përralla e kryeministrit. Ngrirja e pagave dhe pensioneve ka ndikuar qartazi në rënien e fuqisë blerëse”, – tha Basha.

Basha garantoi përfaqësuesit e sindikatave se opozita do t’i mbështesë plotësisht në protestat e tyre, pasi siç tha kreu i demokratëve, detyra e opozitës është të sigurojë me çdo çmim “instrumentet dhe mekanizmat, që dyshja Rama-Meta të hapë sytë ose të përballet me pasojën e plotë të mashtrimit dhe dështimit ndaj premtimeve me të cilat erdhi në pushtet”.

Top Channel